Thellohet skandali i tenderit të kredisë austriake, aparaturat janë shitur me çmime dy fish

Fakte të reja për tenderin e kredisë tregtare austriake
Akoma mbeten të pakuptueshme rrethanat në të cilat është bërë tenderi i kredisë tregtare të Sanatoriumit. Me një blic-cric, tenderi u bë në Austri me pjesëmarrjen e të njëjtit person që ka aprovuar specifikimet teknike, pasi askush nga mjekët e Sanatoriumit dhe QSUT-së nuk di gjë rreth këtyre specifikimeve. Kjo tregon një shkelje të hapur në ligjin austriak të prokurimit publik, ku ai që harton specifikimet (në këtë rast aprovon) nuk mund të marrë pjesë në tender gjatë procesit te vlerësimit. Gjithashtu, në ligjin austriak specifikimet i bëhen të ditura përdoruesit final. Në këtë rast ku kemi një proces tenderimi ku askush nga përdoruesit final nuk di asgjë rreth këtyre aparaturave, hijet e dyshimit janë shumë të mëdha. Në Sanatorium, ku do të jetë baza e këtij spitali të ardhshëm, të gjithë ngrenë supet rreth teknologjisë që do vijë. Askush nuk i ka pyetur dhe askush nuk ka diskutuar me ta. Ajo që pëshpëritet në këtë tender të bllokuar ndërmjet konsulentit austriak dhe drejtorit të sanatoriumit është se aty janë futur shumë punime civile jashtë logjike, për tu bërë me një kredi tregtare, kur në buxhetin e shtetit çdo vit ndahet buxheti për punimet civile në spitale. Gjithashtu, spikat edhe një sasi e konsiderueshme parash për trajnim, sasi kjo asnjëherë e aplikuar më parë në grande dhe kredi të dhëna popullit shqiptar. Natyrisht, çmimet e aparaturave janë të blinduara, askush nuk di gjë në Shqipëri për këto çmime por nga burime të sigurta që nuk duan të konfirmohen, thuhet që një rezonancë magnetike 1,5 tesla është shitur me rreth 1 milion euro, kur çmimi është afërsisht 550-600 mijë euro. Një skaner 16 slice është shitur rreth 600 mijë euro, kur sot në treg e gjen për rreth 350-400 mijë euro. Këto krahasime janë marrë nga prodhime të firmave më të mëdha të botës si General Electric, Philips, Toshiba. Për të patur disa elemente të tjera krahasimi (pasi gjithçka është e blinduar) mund të shtojmë që një spital i tillë pa këto prodhime Hi-Tech është tenderuar dhe bërë nga Ministria e Shëndetësisë, disa vite më parë për 1.8 milion euro. Shembull konkret është spitali i Durrësit me këto dimensione sallash operacioni, reanimacioni dhe të gjithë ndihmesat e tjera. Pra i gjithë shpenzimi nuk mund ti kalojë 3 milion eurot, duke shtuar edhe 1 milion të tjera ndonjë material shtesë që logjika nuk na e kap se çmund të jetë, por që e pranojmë si të mirëqenë apriori, arrijmë në 4 milion. Por nga këtu në 8 milion e gjysmë euro, gropa financiare është shumë e madhe. Çudia dhe dyshimet shtohen kur mësojmë se urdhri i kësaj kredie ka dalë me një V.K.M. cirkulare dhe që asnjë pjesë e kredisë akoma nuk është çelur për tu shfrytëzuar dhe vetëm në pjesën e shëndetësisë kredia është bërë gati për tu shfrytëzuar. Gjithashtu na lind pyetja përse në këtë rast duhet të merret një kredi tregtare me V.K.M. kur ky është një buxhet normal që mund të zgjidhet fare mirë nga Ministria e Shëndetësisë, ose mund të hyjë në projektet e Bankës Botërore ose Komunitetit Europian?. Dhe hartuesit e këtij megakorrupsioni thonë që tenderi ishte i vlefshëm vetëm për firmat austriake. Të kontaktuara, firmat më të mëdha austriake VAMED dhe A.M.I. respektivisht menaxherët që mbulojnë Shqipërinë zotërinjtë Thomas Schantl dhe Mark Jabllanovski as nuk dinë të bëhet fjalë për një tender të tillë. Si ka mundësi ky fakt zotëri Ambasador i Austrisë dhe qeveritarq shqiptarë, firmat austriake me eksperiencë ndërkombëtare, as nuk dinë të bëhet fjalë për një tender të tillë? Në Shqipëri thuhet është punë e austriakëve dhe në Austri, askush që merret me këtë punë, nuk di gjë. A është ky korrupsion i pastër, në mënyrë që të vidhet gjysma e buxhetit? Sipas disa njoftimeve, në tender ka marrë pjesë vetëm një firmë që duhet të fitonte, emri i të cilës fillon me S dhe mbaron me S si dhe një satelit i saj, që do të bënte një ofertë pak më të lartë se e para për të mos rënë në sy. Atëherë Z. Ambasador i Austrisë, ku e keni shpallur këtë tender që as firmat tuaja nuk e dinë?. Përse tenderi duhej të bëhej në Austri në kushtet e një mosinformacioni total, gjë që lejon kompaninë që duhet të fitojë të shesë me një çmim anormal, me paratë e taksapaguesve shqiptare. Nuk duhet të harrojnë që Banka Botërore me 4 milion euro ndërroi totalisht teknologjinë e QSUT-së që ka 10 fishin e numrit te shtretërve të sanatoriumit. Gjithashtu lind pyetja, përse duhet të përdoreshin V.K.M. dhe urgjenca të tilla kur Sanatoriumi është një spital që funksionon? Nëse ky ishte një projekt i partisë në pushtet, si nuk pasqyrohet në programin e kësaj partie, por e vetmja gjë që e lidh me programin e partisë është mos zbatimi i luftës së korrupsionit ose më saktë, zbatimi i një korrupsioni të pastër në shëndetësi.
Last Updated on Thursday, 07 May 2009 12:29