E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Investimet e qeverisë janë të prekshme

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi është takuar me banorë të komunave Këmishtaj dhe Bubullimë të Lushnjes, ku theksoi angazhimin e qeverisë për fillimin së shpejti të punimeve në rrugën Pushimi i Shoferit -Divjakë. Gjatë takimit me banorë të këtyre komunave, ministri Olldashi tha se të gjitha investimet e qeverisë në mandatin e saj të parë në këtë zonë si dhe në mbarë vendin janë të prekshme dhe reale. Olldashi shtoi më tej se të gjitha investimet e kryera janë të prekshme dhe reale për gjithkënd. Ministri renditi një sërë investimesh të kryera në këtë zonë, investime që kapin vlerën e miliona eurove në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore dhe bujqësi. Olldashi është ndalur gjithashtu edhe tek lufta që ka bërë qeveria demokratike kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke u ndalur këtu, ministri tha përpara banorëve të këtyre dy komunave se progresi i Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar në mënyrë të veçantë nga Banka Botërore dhe FMN-ja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›