Ushtarët masakrojnë të riun nga Durrësi
30/03/2005 Kthehen forcërisht 150 emigrantë nga Greqia
KORÇË - Policia greke ka kthyer dje, rreth 150 emigrantë shqiptarë, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Mes të kthyerve duket ka qenë edhe një i keqtrajtuar nga ushtarët grekë, i cili menjëherë ka denoncuar atë çka i kishte ndodhur, te forcat e policisë së doganës së Kapshticës.
Sipas burimeve që vijnë pranë kësaj dogane, refugjatët janë kapur në qytete të ndryshme të shtetit fqinjë. Kthimi i tyre, është bërë për arsye se ata nuk ishin të pajisur me leje qëndrimi në shtetin grek.
I dhunuari nga ushatërt grekë tregon gjithçka i ka ndodhur gjatë udhëtimit nga Greqia në Shqipëri.
I ulur buzë murit të doganës me kokën poshtë, thotë se quhet Kostandin Asllan Mollaj dhe është nga një fshat i rrethit të Durrësit. Dallohet nga emigrantët e tjerë, pasi tek ai shiheshin, që në pamje të parë, shenjat e dhunës të ushtruara mbi të, maviosje në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjakosje.
“Ishim 7 vetë, që kishim vendosur për të kaluar kufirin grek nga mali. Kur menduam që ja hodhëm në afërsi të qytetit të Kosturit, na dallojnë ushtarët grekë, të cilët na thërresin për të ndaluar. Për momentin trembemi të gjithë dhe fillojmë të vrapojmë. Menduam që ishte natë dhe ushtarët duke qenë në një lloj largësie nuk do të na dallonin se ku shkonim. U shpërndamë të gjithë në drejtime të ndryshme. Për fat të keq, pas 10 minutash arritën të më kapnin dhe filluan të më rrihnin”, tregon Mollaj.
Më tej, i keqtrajtuari kujton me frikë e tmerr se ishin pesë ushtarë, ata që e qëllonin pa reshtur jo vetëm me shqelma, por edhe me shkop gome.
“Nuk di se çfarë ndodhi me shokët e tjerë. Tani jam këtu dhe i pafuqishëm”, thotë emigranti i keqatrajtuar.
Me mbërritjen në pikën doganore shqiptare, Kapshticë, Mollaj ka bërë menjëherë denoncimin. Për sqarimin e rrethanave të ngjarjes është ngritur një grup hetimi dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për vazhdim të procesit.
Një javë më parë nga policia greke u deportuan rreth 200 emigrantë shqiptaë. Ndërkohë që rastet e ushtrimit të dhunës mbi ta tashmë është bërë një traditë. Kanë qenë të kapur rastësisht të paktën shumica prej tyre, duke shkuar për në punë apo edhe në autobus.
“Në Greqi po vjen kohë shumë e keqe për emigrantët”, thonë të kthyerit.
Sipas tyre, policia greke duket se kërkon çdo lloj arsyeje, vetëm për të kthyer shqiptarët në vendin e tyre, duke patur parasysh edhe ngjarjet e ndodhura kohët e fundit.
Të ardhurit tregojnë se shihet neglizhencë nga ana e shqiptarëve në Greqi, lidhur me bërjen e dokumentacioneve. Kjo për shkak të abuzimit nga ana e zyrtarëve grekë. Ka prej tyre që ende nuk i janë afruar sporteleve për këtë punë, me frikën se policia greke mund t’i kap e t’i kthejë menjëherë.