"Të ulet përqindja e kontributeve shoqërore"
21/02/2005 "Tatohen 0 % mallrat për edukimin, veshjet, ushqimin e fëmijëve, barnat, furnizimet për median, shitja e ndërtesave"
KOP propozon rritjen e numrit të mallrave të shportës, në ndihmë të shtresave në nevojë
Komiteti i Orientimit të Politikave në strategjinë ekonomike të PD-së, ka propozuar uljen e kontributeve shoqërore nga 42 për qind mbi pagën në 35 përqind. Ekspertët theksojnë se ky veprim do të rrisë numrin e personave që do të sigurohen, duke zgjidhur dhe çështjen e pensioneve, etj. Një propozim i tillë ka ardhur nga konstatimi se në Shqipëri paguan sigurimet shoqërore vetëm një numër i vogël njerëzish. Një fakt i tillë, sjell probleme në rritjen e pensioneve apo dhe të ndihmës sociale. Gjithashtu, KOP në strategjinë që do të ndjekë PD me ardhjen në pushtet, ka propozuar rritjen e numrit të mallrave të shportës që nuk tatohen. Kjo, duke i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Megjithatë, reforma do të jetë në përputhje me rritjen e efikasitetit të tatim taksave. Nën moton "të paguajmë të gjithë-gjithësecili më pak", strategjia ekonomike e PD-së parashikon ulje taksash, qëndrueshmëri fiskale, ulje të TVSH-së, heqje të taksës së dividentit, ulje deri në 20 për qind të tatimit mbi fitimin, lehtësira fiskale për biznesin, heqjen e taksave deri në 3 vjet për bisnesin e ri, etj.
TVSH-ja
Sipas strategjisë, shkalla tatimore në fazën e parë do të ulet në masën 17 për qind dhe më pas, në një fazë të dytë me 15 %. Nga ana tjetër, në strategjinë e PD-së, parashikohet zgjerimi i mallrave të shportës që nuk tatohen. "Do të zgjerohet shporta e furnizimeve që tatohen 0 % për edukimin, veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, furnizimet e barnave dhe shërbimeve mjekësore, furnizimet për median, shitjen e ndërtesave të banimit dhe furnizimin e gazit të lëngshëm", thuhet në strategjinë e KOP-it. Duket se më i favorizuari në strategjinë fiskale të PD-së, ka qenë biznesi i vogël. Opozita parashikon një ulje prej 50 % të taksave për biznesin e vogël, krahasuar me nivelin e sotëm. Bizneset e reja, në tre vitet e para të tyre, nuk do të paguajnë tatime dhe taksa, ndërkohë që, për eksportuesit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, parashikohet një ulje prej 20 përqind. Në politikat doganore parashikohet një ulje e tarifës mesatare prej 5 përqind në vitin e parë dhe ulje të mëtejshme nga viti i dytë e më pas. Ulje të ndjeshme parashikohen dhe në kontributin e sigurimeve shoqërore, që sot është në masën 42 përqind të pagës. Gjithashtu, strategjia parashikon ngritjen e një shërbimi në mbrojtje të tatimpaguesve, krijimin e një rrjeti modern informimi për doganat, etj. Gjithsesi, anëtarët e KOP-it thanë se strategjia e prezantuar dje, do të ketë përmirësime të tjera në funksion të ngritjes së një platforme sa më të qëndrueshme qeverisëse, që ka të bëjë me funskionimin dhe administrimin e të ardhurave nga taksat.
Tatim Taksat
Sipas anëtarëve të KOP, Shqipëria është vendi me evazionin fiskal më të lartë në Evropë. Shteti shqiptar arrin të mbledhë vetëm 15 për qind tatime dhe taksave, në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, ose dy herë më pak se vendet e tjera në rajon. Një pjesë e rëndësishme e strategjisë janë vlerësuar dhe reformat e thella në sistemin e tatimeve dhe doganave, me qëllim ngritjen e nivelit të vjeljes së taksave. Florian Mimo, prezantuesi i strategjisë, tha gjatë fjalës së tij se objektivat janë, zhdukja e barrierave tatimore me qëllim rritjen e investimeve, punësimit dhe mirëqënies së qyetarëve. "Kjo bëhet e mundur me anë të ngritjes së një sistemi që respektohet nga tatimpaguesit, që rrit përmbushjen vullnetare të detyrimeve dhe siguron taksimin uniform të pasurisë dhe të të ardhurave të konsumit", tha Mimo. Drafti i paraqitur parashikon ulje dhe thjeshtëzim të listës së tatimeve nacionale. Nga 40 lloje që janë tani, lista e tatimeve do të jetë në tre forma tatimesh dhe taksash nacionale, tre tatime dhe taksa lokale si dhe tarifat e tjera lokale. Një vend të rëndësishëm në strategjinë e PD-së, do të zerë ulja graduale e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
"Ulim taksat që të rritet numri i atyre që i paguajnë"
Strategjia e PD-së për sistemin tatimor, parashikon shkurtimin e taksës mbi të ardhurat personale si dhe forcimin e masave shtërnguese për deklarimin e pasurisë. Autorët e draftit thanë se, sot tatohen vetëm pagat e buxhetorëve si dhe shumë pak lloje të tjera të ardhurash. Sipas diskutantëve në tryezë, në vendet e tjera perëndimore, vetëdeklarimi dhe evidentimi i të ardhurave personale, përbëjnë palcën e sistemit ekonomik. Nga ky sistem do të synohet të arrihet shtimi i të ardhurave me 2 miliardë lekë vetëm nga bizneset, 4 miliardë lekë shtesë nga investimet, 1 miliardë lekë nga pagat dhe 1 miliardë lekë shtesë nga të ardhurat e tjera. Në tryezë u hodh ideja dhe për ngritjen e një institucioni investigues për të gjithë personat që shprehin të ardhurat e tyre. Lideri demokrat Berisha tha se evidentimi i të ardhurave personale në një shtet të konsoliduar, është krejtësisht i mundur. Duke sjellë eksperiencën perëndimore në këtë drejtim, Berisha u shpreh se, "kam pyetur një herë një mikun tim në një vend perëndimor se si ia arrinin të evidentonin pasuritë e të gjithë personave. Është fare e kollajtë më tha, mjafton që edhe në një financier lagjeje të shkosh dhe mund të të japë informacion mbi të ardhurat e banorëve të gjithë asaj zone". Unë nuk e di se si e kishin ngritur atë lloj sistemi ata, por di të them që në rastin e një shteti të konsoliduar, gjithçka është e mundur", tha Berisha. Në vendin tonë i specializuar në verifikimin e të ardhurave personale është vetëm Inspektoriati i lartë i Deklarimit të pasurive, por redhe ky institucion investigon vetëm zyrtarët e lartë të administratës shtetërore.