Do ulim 50 për qind kreditë për shtëpi

21/02/2005 "Mos e ktheni këtë çështje si taksa Majko"
Taksa e ambientit të shërbejë vetëm për këtë qëllim
Në tryezën e djeshme për reformat fiskale u vu theksi dhe në rëndësinë e mirëadministrimit të taksës së ambientit. Anëtari i KOP, Taulant Bino, kërkoi që kjo taksë të mos shpërndahej për të plotësuar nevojat e buxhetit në të tjera drejtime, por të përdorej vetëm për këtë qëllim. "Kjo taksë vërtet ekziston tani, por është tejet e shpërndarë dhe në shumë pak raste shkon për në destinacionin për të cilën paguhet nga qytetarët", tha Bimo. Të njëjtën ide e përkrahu dhe kryetari i PD-së, Berisha, kur tha se taksa për ambientin nuk duhet të ketë fatin e taksës Majko. "Jam dakort me Binon, i cili ngre shqetësimin për taksën e mjedisit, jam dakort të përcaktojmë rrugën që ajo mos të bëhet si taksa Majko, që u bë legjendë, por dhe taksa e mjedisit është bërë si taksa Majko dhe unë mendoj që, duhet ta marrim me prioritetin më absolut. Ka ardhur koha të merret me seriozitetin më të madh mbrojtja e mjedisit. Dua tju paralajmëroj këtu se situtata e ambientit në Tiranë, ka arritur pikën e saj të ngopjes. Po shihja këto ditë një kronikë që fliste për kryqëzimin tek 21 Dhjetori, dhe pashë që niveli i ndotjes në këtë zonë ishte rritur me 6 herë. Imagjinoni se si jetojnë ata banorë atje, po ju paralajmëroj se numri i sëmundjeve do të rritet në rast se nuk ndërhyet", tha Berisha. Ndërkohë, anëtarët e KOP, shprehen se po përgatisin një strategji të posaçme që ka të bëjë me ambientin në vendin tonë. Evidentimi i zonave të nxehta, dhe rruga e daljes nga situtata, do të jenë temat e një debati që do të zhvillohet në një të ardhme të afërt, në një nga tryezat e kësaj strukture.
Kreu i PD-së paraqet strategjinë për strehimin e popullsisë
Opozita premton se me ardhjen në pushtet, do të subvencionojë me 50 për qind kreditë për blerjen e shtëpive, deri në kthimin në normalitet të strehimit të popullsisë. KOP propozoi dje, që bashkive tu krijohet një fond i posaçëm për ndërtime në favor të të pastrehëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se në qendër të qeverisjes së ardhshme të opozitës, do të jetë problemi i strehimit. Lideri demokrat, u shpreh se deri më tani, kanë munguar strategjitë për këtë çështje në programet qeveritare. "Nuk ka asnjë program qeveritar ku të mos ketë të përfshirë strehimin. Këtu, strategjitë e strehimit janë zhdukur. Unë do të udhëzoj të gjithë kryetarët e bashkive të blejnë troje dhe tua japin shoqërive të ndërtimit, për të ndërtuar banesa për strehim", tha Berisha.
Programi
Programi i PD-së për strehimin, parashikon që gjatë mandatit të parë qeverisës, të ndërtojë rreth 12 mijë apartamente. Nga ky numër, 4 mijë apartamente do t'u jepen njerëzve në nevojë me proçedura lehtësuese me subvencion nga shteti, ndërsa për 8 mijë apartamente të tjera, do të aplikohet dhënia me kredi zbutëse. Lehtësimi i borxhit bankar në blerjen e shtëpisë, do të arrijë në 50 për qind. Në platformën e PD-së, parashikohet sigurimi i 1 mijë trojeve në vit, për investime në ndërtime për shtresat në nevojë si dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme. Autorët e kësaj strategjie janë të mendimit se brenda dy mandateve qeverisës, me një menaxhim sa më të mirë të territorit si dhe me një investim të llogaritur prej 40 milionë dollarësh në vit, Shqipëria do të mundë të zgjidhë një prej problemeve më të mprehta të saj, siç është strehimi
Zgjidhja
Për zgjidhjen e problemit të strehimit, liderit demokrat Berisha, premtoi bashkëpunimin e ngushtë të ndërtuesve me institucionet shtetërore. Lideri demokrat tha se duhet t'i thuhet ndal diskriminimit që i bën shteti investimeve në ndërtim."Nuk kemi ndonjë qëllim më të madh se të nxisim investimet në këtë vend", tha Berisha. Nga ana tjetër, ai theksoi se nuk do të ketë diskriminime mes ndërtuesve. "Do të ketë një politikë strehimi shumë konsistente, të cilës ju i përgjigjeni dhe keni arritje të mëdha sikundër do të zhduket çdo formë diskriminimi ndaj ndërtuesve. Pa diskutim që do aplikohet konçensioni me kërkesë dhe kur them këtë, edhe ai do të bëhet më tender të hapur. Me ndërtuesit, ne do të hapim një dialog të veçantë ku do të diskutojmë se çfarë duhet të konkretizojmë sa më shpejt", tha Berisha. Sipas tij, në rast se bashkërendohen veprimet mes shtetit dhe biznesit, atëherë zgjidhja e këtij problemi është e afërt. "Shikoni sistemin britanik të strehimit. Jo vetëm qytetarët e atij vendi por edhe refugjatët pa asnjë lloj dokumenti, kanë të drejtë të marrin shtëpi me pesë dhoma. Këtu tek ne, mbetet akoma diçka e paarritshme. Jo vetëm për ata me të ardhura minimale, por edhe për personat që kanë të ardhura të konsiderueshme blerja e një shtëpie është ëndërr", tha Berisha.
KOP: Pronat ti kthehen tek i zoti pa kufizim
Besnik Aliaj, kryetar i Komisionit për Çështjet e Administrimit të Territorit dhe Turizmit në KOP, ka kërkuar dje që paketa fiskale e qeverisë së ardhshme të PD-së, të parashikojë kompensimin e plotë të ish-pronarëve. Sipas Aliajt, kompensimi i pronave, mënyra e nxjerrjes së të ardhurave për këtë qëllim dhe procedura që do të ndiqet për këtë qëllim, duhet të jenë pjesë e platformës së ekonomisë dhe financave të PD-së. "Nuk pashë të përfshirë këtu në këtë platformë mënyrën e kompensimit të ish-pronarëve në masën 100 për qind, si do të mblidhen këto para dhe për mënyrën që do të taksohen. Në rast se flasim për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, atëherë kjo duhet të jetë pjesë e kësaj platforme. Paratë që do të mblidhen për këtë qëllim, janë tek taksa që duhet të paguajnë banorët që kanë zënë këto troje", tha Aliaj. Nga ana e tij, kreu demokrat Berisha, duke përkrahur idenë e Aliajt, tha se problemi i kthimit dhe kompensimit të pronave do të përfundojë në dy vitet e para të qeverisjes së PD-së, në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet
Te ulen kontributet për sigurimet shoqërore nga
42 për qind në 35 për qind
Do të ulet shkalla tatimore e TVSH-së nga
20 për qind në 15 për qind
Do të zgjerohet numri i mallrave të shportës me
veshmbathje, brana, mjetet e medias, etj.
Tatimi mbi të ardhurat personale do të ulet nga
30 për qind në 20 përqind
Biznesit të vogël do ti ulen taksat në
50 për qind
Ndërtuesit kërkojnë mbështetje në investime
Shkëlqim Bumçi, Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve, tha dje se duhet një platformë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori që ai e konsideroi si jetik për vendin. Sipas Bumçit, duhet gjetur rruga e zgjidhjes që kjo degë e ekonomisë të rrisë akoma më shumë investimet, që vitet e fundit duket se kanë rënë ndjeshëm. "Vetëm vitin e kaluar investimet në këtë sektor të ekonomisë ishin 500 milion dollarë. Ne duhet të gjejmë rrugët se si këto investime të shkojnë në 1 miliardë dollarë, apo në 1.5 miliardë dollarë", tha Bumçi. Sipas tij, ndërtuesit janë ndër taksapaguesit më të mëdhenj të Buxhetit të Shtetit dhe si të tillë, meritojnë më shumë vëmendjen e qeverisë. Në vëmendje të tij, Bumçi solli rënien e ndjeshme të ndërtimeve në vend, pavarësisht kërkesës së madhe për strehim. Përllogaritet që ndërtimi, në vitet e kaluara zinte një volum prej 20 përqind të GDP, vitin e kaluar ra në 8 për qind. Ndërtuesit kanë bërë fajtor për këtë rënie pushtetin lokal për mosdhënie të lejeve të ndërtimit. Nga ana e tij, lideri Berisha, i premtoi ndërtuesve se me ardhjen e PD-së në pushtet, ndërtimit do i kushtohet një vëmendje e veçantë. Berisha nga ana e tij premtoi një platformë për konkurrencë të ndershme dhe ndalimin e politikave shtetërore diskriminuese ndaj këtij sektori.