Qeveria "legalizon" asetet e fshehura
Dritë jeshile për paratë "gri". Të ardhurat e krijuara nga donacionet, puna në emigrim ose të padeklaruara më parë, mund të futen në bilanc me kushtin e tatimit me 10 për qind. Ajo që biznesi kishte kërkuar me kohë, duket se qeveria po e pranon, por me një formë më të butë. Projektligji është përgatitur nga ekspertë të Ministrisë së Financave dhe u është dërguar për mendim ministrive të linjës, përfshi edhe asaj të Ekonomisë. Miratimi i variantit të ndryshuar "Për tatimin mbi të ardhurat" pritet të procedohet shumë shpejt në qeveri, pasi prek edhe skemën e uljes së pragut të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, nga 8 në 5 milionë lekë në vit. Ekspertët e ekonomisë, duke mos dashur të nxitohen, shprehen paraprakisht se, ligji i ri jep shenjet e një amnistie të vërtetë fiskale, të kërkuar me aq ngulm nga anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Drafti është përgatitur në një kohë kur Parlamenti votoi ligjin "Antimafie", i cili ka në thelb luftën ndaj krimit ekonomik. Gazeta "Shqip" disponon të plotë përmbajtjen e projektligjit, duke paraqitur edhe relacionin shpjegues të tij, i ndarë në tri pika.
Njohja e të ardhurave "gri"
Nuk mund të flasim ende për amnisti të parave të krijuara nga aktivitete të jashtëligjshme, por të paktën varianti i ri i projektligjit mundëson rrugë të lirë për të futur në qarkullim të ardhura, që deri dje nuk ishin deklaruar nga biznesi. Në nenin 8 të projektligjit, "E ardhura e tatueshme", është shtuar edhe një burim tjetër taksimi, ai i të ardhurave jashtë aktivitetit privat. "Ndryshimi përcakton një kategori të re të të ardhurave të tatueshme dhe konkretisht: të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime jashtë shoqërisë, që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave", shpjegon Ministria e Financave. Sipas saj, gjatë zbatimit në praktikë të këtij neni nga administrata tatimore janë evidentuar një sërë rastesh ku kompani të ndryshme shtojnë kapitalin e tyre me të ardhura të tjera monetare, pa deklaruar origjinën e burimit të tyre. Në kushtet e qarkullimit të madh monetar, të padeklaruar më parë, ministria planifikon të vjelë të ardhura. Mjafton që biznesi t‘i paraqesë shtesat në bilanc, duke i argumentuar si donacione apo të ardhura nga emigrimi dhe të afërmit e qeveria mund t‘i taksojë me 10 për qind. I kontaktuar me telefon, eksperti i ekonomisë dhe i bilanceve, Agim Binaj, thotë paraprakisht se, "ky veprim konsiderohet pozitiv për biznesin. Me aq sa më komunikon mund të them se planifikohet taksimi i të ardhurave që krijohen nga forma të ndryshme, kryesisht dhurata, pa i hyrë në detaje se si janë siguruar". Një tjetër ekspert i njohur në fushën e kontabilitetit, Sherif Bundo, thotë se "projektligji u jep mundësi të dyja palëve të rrisin të ardhurat dhe aktivitetin, duke u mjaftuar me respektimin e ligjit, transparenca dhe deklarimi i burimit". Sipas Binajt dhe Bundos, ndryshimet në "Tatimin mbi të ardhurat" mund të konsiderohen shenja të zbutura të legalizimit të aseteve, një lloj tjetër amnistie, por megjithatë, nevojitet kujdes gjatë zbatimit. Ndërkaq, Ministria e Financave sqaron se, "të ardhurat nga burime të ndryshme të patatuara nëpërmjet këtij filtri do të taksohen nga organi tatimor. "Kjo do të realizohet edhe nga mosdeklarimi i tyre nga ana e individëve që investojnë kapitale në shoqëri", thekson ministria. Megjithatë, pavarësisht sqarimeve, ende mbeten të paqarta objekti dhe qëllimi konkret i projektligjit, duke krijuar hapësira për interpretime nga më të ndryshmet.