Pranga hajdutit, tentoi të grabisë vilën e drejtorit të KESH, Bojaxhi
TIRANE - Kapet në flagrancë hajduti duke vjedhur shtëpinë e drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi dhe babait të tij Aleksandër Bojaxhi.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, Demir Mema, 23 vjeç, nga Tirana, është arrestuar nga komisariati nr.1, me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë të pronës private. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës duke u gdhirë dita e djeshme në fshatin Farkë e Madhe, në banesën e Aleksandër Bojaxhiut dhe djalit të tij, Gjergj Bojaxhi, aktualisht drejtor i Korporatës Elektroenergjetike. Sipas policisë, i arrestuari prej kohësh ka qenë i skeduar nga agjentët e policisë për tendencën e tij në drejtim të vjedhjes së pasurisë dhe pronës private. Policia kishte dyshime se Demir Mema, ishte autor i disa vjedhjeve të tjera banesash në Tiranë. Mbrëmjen e të mërkurës, 23-vjeçari Mema, ka dalë nga banesa e tij normalisht dhe është drejtuar për tek dy vilat e reja 2-katëshe që kishin nisur të ndërtoheshin në Farkë të Madhe. Të dyja këto vila sipas burimeve policore, ishin pronë e familjes, Bojaxhi. Njëra e kreut të KESH dhe tjetra e babait të tij, Aleksandër Bojaxhi, 65 vjeç. Sapo është afruar pranë rrethimit të dy banesave të reja, autori i ngjarjes ka kërcyer mbi llamarinat dhe gardhin që rrethonte objektet. Ai ka nisur të lëvizë sende të ndryshme mes veglave të punës dhe materialeve të ndërtimit që ndodheshin në oborr. Roja që ka qenë zgjuar ka dëgjuar zhurmën dhe është afruar të verifikonte. Sipas policisë, roja ka ndaluar keqbërësin në flagrancë, ndërsa ka lajmëruar shërbimet e rendit. Policia me të dëgjuar emrin e Demir Memës, është drejtuar në Farkë të Madhe dhe ka arrestuar të riun. Demir Mema është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit nr.1, ku edhe është pyetur prej oficerëve gjyqësorë. Pas marrjes së deklarimeve të rojës së objektit, policia i ka komunikuar personit të arrestuar akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë të pronës private.