E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirret në prokurori ish-kreu i Hipotekës së Tiranës

Hetimet

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për dëshmi ish-kreun e Hipotekës së Tiranës, Gazmend Zeneli, i marrë nën hetim për “shpërdorim detyre”. Hetuesit e çështjes dyshojnë se Zeneli ka kryer një vlerësim më të ulur sesa ka vlerën të një prone në afërsi të Qytetit të Nxënësve në Tiranë. Ai duhet të japë shpjegime për këto procedura para grupit hetimor, ndërsa këta të fundit ende nuk kanë vendosur për statusin e tij. Sipas tyre, Zeneli është person nën hetim, ndërsa nga hetimet e fundit ndaj tij mund të ngrihet ndonjë akuzë dhe të merret i pandehur. Burime nga akuza qendrore thanë se hetimi është regjistruar pas një materiali nga Hipoteka, e cila në bazë të një kontrolli të periudhës 2005-2008, ka gjetur disa shkelje dhe i ka referuar në organin e akuzës. Ky i fundit ka nisur procedimin penal pa emër, ndërsa hetues të çështjes janë shpërngulur në zyrat e Hipotekës, duke marrë të gjitha dokumentet e pronës me sipërfaqe 6 mijë metra katrorë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›