E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Policia nuk përdori forcë të tepruar

Ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, i tha dje BBC-së se tensionet në qytetin e Mitrovicës po rriten për shkak të zhvillimeve politike serbe në veri. Ai tha se forcat e sigurisë në Mitrovicë nuk kanë përdorur forcë të tepruar, por akuzoi individë serbë për, siç tha, përpjekje për të përshkallëzuar situatën në qytet. Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, forcat policore në Kosovë kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me situata të ngjashme dhe se qëllimi kryesor ishte të mos përdorej forcë e tepruar. Ai tha gjithashtu se pavarësisht tendencave për të ndaluar zbatimin e strategjisë së institucioneve të Kosovës për integrimin e veriut, ajo do të realizohet. “Ata (serbët) do të provojnë që të bëjnë çmos që strategjia të mos realizohet, që paketa e Ahtisaar-it të mos zbatohet, por pavarësisht nga këto tendenca, ajo do të realizohet”, tha Rexhepi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›