E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, aksidenti ajror pasojë e gabimit të pilotëve

Burime pranë komisionit hetimor për tragjedinë ku humbi jetën dhe presidenti polak, Lech Kaczynski theksuan se analizat e para të kutive të zeza të avionit polak të rrëzuar në Rusi treguan që një gabim në pilotim ishte origjina e tragjedisë.
"Një analizë nga të dhënat, veçanërisht rezultatet e para nga hetimi i kutive të zeza, tregoi se një gabim pilotimi ishte origjina e katastrofës'', deklaroi një burim i afërt, cituar nga agjencia ruse e lajmeve ''Interfax''.
''Pilotët e avionit ''Tupolev 154'', që u rrëzua të shtunën në rajonin Smolensk, nuk marrë parasysh disa të veçanta të këtij avioni të prodhuar në Rusi, në mënyrë të veçantë në manovrat e afrimit .Një nga të veçantat e këtij avioni është se kur shpejtësia e zbritjes është e lartë në gjashtë metra për sekondë , ai humb më shpejt ekuilibrin se zakonisht'', theksoi burimi.
Sipas autoriteteve ruse, pilotët polakë kanë injoruar urdhrat e kontrollorëve ajrorë rusë , të cilët kishin kërkuar uljen e avionit në një aeroport tjetër për shkak të motit të keq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›