Mocioni në Gjykatën Kushtetuese?

Vetëvendosjes do t’i duhen 40 nënshkrime për ta dërguar çështjen e mocionit të PDK’së në Gjykatën Kushtetuese.
Partitë e opozitës mbesin adresë e vetme për Vetëvendosjen.
Përderisa LDK’ja hesht kur pyetet nëse do mbështesë Lëvizjen e Albin Kurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta diskutojë këtë çështje në kryesinë e partisë.
"Do të konsultohemi në organet e partisë", ka thënë për Radio Dukagjinin, nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mocionin e votuar në Kuvend më 7 dhjetor të vitit 2011, e të shfuqizuar më 20 janar të këtij viti, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar nëse është shkelur Kushtetuta kur është votuar vendimi i dytë.