E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet e panevojshme në Kushtetutë

Projektligji për mineralet dhe minierat ka edhe qëllimin edhe fushëveprimin dhe nuk është ndonjë arsye që të mos përkrahet në parim, por megjithatë konsiderojmë që për ta ndihmuar Komisionin funksional, është mirë t’i japim disa sqarime të cilat janë të domosdoshme dhe do të duhej, që me rastin e shqyrtimit në leximin e dytë, Komisioni funksional dhe komisionet e tjera t’i kenë parasysh. Është një shqetësim që po na përcjell vazhdimisht dhe çështja është që thirrja që po bëhet në nenet e panevojshme të Kushtetutës dhe sa po e përmendëm edhe para dite, që po thirren në nenet për të cilat nuk i jep autoritet Kuvendit të Kosovës të miratoj ligjin. Edhe ky projektligj po thirret në nenin 122 dhe në nenin 142 që janë nene të panevojshme, sepse neni 122 tregon për pasuritë të cilat munden t’ i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës dhe neni 142 flet për agjencitë, prandaj është e panevojshme për t’ u thirrur në këto dy nene, sepse i vetmi nen, neni 65 jep autoritet Kuvendit të Kosovës, për ta nxjerrë ligjin.

U ngrit një çështje rreth përkufizimeve dhe mendoj që Komisioni Funksional, duhet t’i ketë shumë të qarta, përkufizimet janë të pakuptueshme dhe është mirë që të intervenohet në të gjitha përkufizimet që t’i bëjmë të qarta. Neni 61 i Projektligjit në fjalë flet për konfliktin e interesit. Është mirë që ky nen komplet të fshihet, sepse nuk ka nevojë ky projektligj të flasë për konfliktin e interesit. Ekziston Ligji për konfliktin e interesit dhe sapo jemi edhe në përfundim të amendamenteve tjera që vijnë për këtë ligj dhe konsideroj se nuk kanë nevojë ligjet tjera të flasin për konfliktin e interesit sepse në mënyrë decidive rregullon konfliktin e interesit, të gjitha konfliktet e interesave, në këtë rast edhe për rastin në fjalë. Prandaj, është mirë që të bëhet amendament dhe të fshihet neni 61, sepse vetëm e bën ligjin vëllimor dhe nuk ka fare nevojë të ekzistojë. Është çështja tjetër në nenin 63 kur flitet që Këshilli i Pavarur për Miniera dhe Minerale do të ketë apo do të emërojë Bordin e KPM-së dhe gjithashtu Bordi i KPM-së do të ketë një drejtor.

Është e kuptueshme, mirëpo menjëherë paragrafi 2 thotë – drejtori emërohet nga Bordi i KPM-së, mandej paragrafi 3 thotë – drejtori është kryeshef ekzekutiv. S’mundet! Ose ka për të qenë drejtor ose ka për të qenë kryeshef ekzekutiv. Drejtori s’mundet të jetë kryeshef ekzekutiv dhe për dijeni, është mirë që komisioni funksional çështjen e strukturës për menaxhimin brenda strukturës organizative të KPM-së, në këtë rast, e organizojnë ligjet të cilat jemi duke i përgatitur dhe ligjet të cilat janë në fuqi. Ne jemi duke përgatitur Ligjin për shërbimin civil, ekziston një ligj për shërbimin civil, por jemi duke e përgatitur edhe Ligjin për administratë publike. Dhe, varësisht ku bie drejtori apo kryeshefi ekzekutiv, edhe pse është shërbyes civil, është mirë që kjo nuk i shkon dhe gjithsesi duhet neni 63 të fshihet, sepse nuk mundet ose drejtor ose kryeshef. Neni 64 flet për buxhetin dhe financat. Është plotësisht e panevojshme. Të gjitha organizatat buxhetore në Kosovë, të gjitha organizatat të cilat kanë vijë buxhetore veprojnë në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike, prandaj është e panevojshme. Edhe ky nen nuk ka nevojë të ekzistojë komplet dhe duhet të eliminohet. Bile, në këtë rast, ky nen bie ndesh me ligjin aktual që e përdorin organizatat buxhetore apo me Ligjin e financave publike. Prandaj, nuk duhet fare të ekzistojë. Neni 64.2, flet për pagat, u përmend edhe nga diskutues, po unë po e ngreh edhe një herë si problem, kjo fare nuk duhet të ekzistojë. Nuk ka mundësi që çdo ligj në Kosovë t’i rregullojë pagat e drejtorëve, të inspektorëve, sepse ne jemi duke krijuar Ligjin për pagat dhe aktualisht përdoret një rregullore për të gjitha pagat në Kosovë. Është për çudi, çdo ligj që po e nxjerrim, i caktojnë pagat për menaxherët,të cilët i drejtojnë dhe kjo do të na bie në dilemë a do të ketë mundësi ndonjëherë të u implementohet kjo në praktikë. Edhe për bordet do të ketë ligj, apo do të ketë një rregullore, së paku për shërbimin civil do të ketë ligj edhe për paga të funksionarëve të lartë, edhe për shërbyes civilë, prandaj është e panevojshme dhe nuk ka nevojë dhe duhet të fshihet. Neni 67, ndoshta është me vëmendje të veçantë dhe nuk duhet të kalojë kurrsesi, sepse do të kemi problemin që ndoshta Presidenti i Republikës së Kosovës do ta shfrytëzojë rastin për të mos e dekretuar, sepse flet për vepër penale. Thotë, vepër penale konsiderohet shkelje e këtij ligji nëse një person duke përfshirë, personat nga KPMM-ja nëse ushtron ose tenton të ushtrojë ndikim politik, administrativ, financiar. Veprat penale i përcakton Kodi penal dhe nëse ka ndikim politik, administrativ, nuk është vepër penale. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›