E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështrim/Gripi i Derrave dhe krimineli Sheshel

Për shumë vende të botës paraqitja e virusit A-H1N1, i quajtur si Gripi i Derrave ishte alarmante. Këtyre ditëve u regjistrua rasti parë më këtë virus në Kosovë.Paraqitja e Gripit të Derrave është  shqëtësues  edhe për faktin kur dihet se sa është e rëndë gjendja në shëndetësinë e Kosovës.Veq siq thonë një fjalë e popullit “Edhe Gripi i Derrave na është dashtë”, pas shumë halleve dhe problemeve më të cilat aktualisht po përballët popullata .Nese ndodhë sipas paralajmërimeve që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë , së gjatë vjeshtës  dhe dimrit numri i të prekurve nga Gripi i Derrave mund të prekë deri në 25 për qind të popullatës është  tmerruese.

Një shqetësim tjetër ishte kur BE-ja as që e futi në diskutim liberalizimin e vizave për  Kosovën dhe Shqipërinë. Të getoizohen vetëm shqiptarët në Ballkanin Perëndimor nga  struktura e BE-së, si populli më propërendimor që jemi është shumë e çuditshme dhe është shumë e padrejtë. Ky izolim i dy shteteve shqiptare dhe i Bosnjës mund të prodhojë   edhe një krizë tjetër në Ballkanin Përendimor. Me duket se ishte një hap i pamatur mirë i shteteve të BE-së kur bënë liberalizim i vizave vetëm për tri shtetet me shumicë sllave. Edhe bisedimet ndërmjet EULEX-it më Beogradit zyrtar sipas reagimit të cilin e bëri zëvëndëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuqi duket se janë bisedime të fshehta, dhe kushedi çka po përgatitet prapa kulisave. Shtrirja e EULEX-it ndodhi me gjasë sipas planit famoz gjashtëpikësh të Ban Ki Munit. Presidenti serb Boris Tadiq para disa ditësh ftoi serbët e Kosovës që mos të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Minoriteti serb rregullisht deri me tash i ka bojkotuar zgjedhjet. Në këto rrethana të mosintegrimit të minoritetit serb në shoqërinë e re të Kosovës, është e pamundur të zbatohet plani i Marti Ahtisarit dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sidomos kur bëhet fjalë për decentralizimin. Qeveria e Kosovës pajtohet që të këtë decentralizim dhe komuna të reja, por jo që me këto komuna të udhëheqin strukturat ilegale kriminale serbe, siç është ajo e Shterpcës dhe Novoberdës. Është keq që ICO-ja nuk e sheh decentralizimin të ndërlidhur me zgjedhjet lokale të vjeshtës. Sipas shefit të saj, Piter Feit ky proces mund të vazhdojë edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale që sipas mendimit tim e anashkalon tërësisht shtetësinë e Kosovës. Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e vlerëson si proces të domosdoshëm pjesëmarrjen e minoritetit serb në zgjedhjet lokale të vjeshtës.

2. Gjykata ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë, edhe njëherë tjetër bëri “lëshim” të madh. Të dënohet vetëm me 15 muaj burg një kriminel i luftës çfarë është Voisllav Sheshel nuk e përthekon mendja e shëndoshë. Duket ashiqare se në proceset kryesore gjyqësore kundër kriminelëve më të medhenj serbë ka gisht edhe politika e disa shteteve të Evropës. Nuk ka si të komentohet ndryshe fakti se kryekrimineli i luftës Sllobodan Millosheviq me urdhrat e të cilit u vranë me mijëra njerëz të pafajshëm nuk u dënua as post mortum. Zoti e di, por dikush ishte jetikisht i interesuar që ai të vdesë në qelitë e burgut të Hagës, vetëm Serbia të shpëtojë pa u denua për gjenocid. Nuk u dënua as urdhërdhënësi tjetër i shumë krimeve mbi shqiptarët, Millan Millutinoviq. Dhe, se fundi është shumë qesharake dhe ironike që një kriminel siç është Sheshel të dënohet aq pak. Ai më deklaratat e tij, haptazi kërkoi shfarosjen e shqiptarëve dhe dëbimin e tyre nga trojet etnike. Me kujtohet një rast, kur krimineli Sheshel në fund të vitit 1998 kishte ardhur për një vizitë në enklavën e Gorazhdecit të Pejës. Në kohën e vizitës së tij u vranë disa shqiptarë. Ky ishte vetëm një detaj, i cili flet se ky kriminel si udhëheqës i një partie të madhe çetnike (të cilët bënë vrasje dhe masakra mbi shqiptarët), ka merituar të dënohet më dënimin më të rëndë nga Gjykata e Hagës. Dënimi qesharak i Sheshelit flet se dikush ka bërë planifikime afatgjata, që herdo kur ndoshta mund të përseritët ndonjë proces gjyqësor kunder Serbisë, të mos lihet mundësia që serbët si kolektivitetet të dënohen për gjenocid. Si duket atë që serbët dhe Serbia hegjemoniste  e humbën më luftë, janë duke e fituar gradualisht  në kushtet e paqës…

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›