E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thuaj fjalen tende, Rama ne njesine Nr. 1

Kryebashkiaku Edi Rama ka prezantuar qytetaret e njesise numer 1 ne Tirane me projektet e reja, ne kuader te procesit te hartimit te buxhetit 2009.

Rama u tha qytetareve se pergjate degjesave publike ne fushaten “Thuaj fjalen tende” qytetaret do te jene drejtperdrejte pjesemarres ne kete proces.

“Hartimi i buxhetit te bashkise dhe te njesive bashkiake se bashku me komunitetet, eshte nje proces i cili realisht do ta transformoje cilesine e demokracise vendore. E reja qe ne do te sjellim kete vit eshte fondi i komunitetit. 10 perqind e fondit te investimeve te bashkise do te jete fondi i komunitetit. Komuniteti, grupe dhe pjese te tij, qytetare dhe qytetare te angazhuar per te sjelle transformimin aty ku ata banojne”, eshte shprehur Rama.

Turi i kreut te bashkise do te vazhdoje me te tjera takime me banoret e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›