Thun i beson Ramës

Milaim Rama do të luajë edhe një vit në Thun. Sulmuesi kosovar e ka vazhduar kontratën me klubin zviceran deri në qershor të vitit 2012.
35-vjeçari ka luajtur tek ekipi nga elita e futbollit zviceran që nga viti 1997, një total prej rreth 300 ndeshjes në kampionat. Ish-përfaqësuesi zviceran ka realizuar 100 gola.
Këto fakte bënë që udhëheqësit e Thunit t’i besojnë atij edhe një vit. Futbollisti kosovar ndihet i lumtur që do të luajë edhe një vit në ekipin ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
“Është ndjenjë e mirë të jesh në gjendje të luash edhe një vit në FC Thun. Objektiv imi është, si gjithmonë, që të shënoj sa më shumë gola dhe t’i bëj tifozët të lumtur”, tha Rama.
Të kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit janë edhe udhëheqësit e klubit helvetik.
“Milaim Rama sezonin e fundit pati disa lëndime dhe nuk mundi ta ndihmojë skuadrën në fushë si në të kaluarën. Ai është në formë dhe është një sulmues i rryer. Ai është, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës një model për shumë lojtarë të rinj”, deklaroi drejtori sportiv i Thunit, Andres Gerber.
Rama ishte pjesë e Euro 2004, i cili u mbajt në Portugali, ku e përfaqësoi Zvicrën.