Thyen arrestin, dërgohet në qeli
“Arratisja”
Një person që ka thyer arrestin e shtëpisë të dhënë nga gjykata është arrestuar dje nga shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat e kanë kapur larg vendbanimit. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se bëhet fjalë për Dedë Prelën, i cili është kapur nga shërbimet policore të Komisariatit nr. 4. Sipas të dhënave, gjatë kontrolleve në rrugën “Njazi Meka” është parë 42-vjeçari dhe pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte nën “arrest shtëpie”, masë e dhënë nga Gjykata e Apelit. Në këto kushte, meqë ai nuk ndodhej në shtëpi, prokurori ka vendosur arrestimin e tij.
#