Tregtonte heroinë, pranga 30-vjeçarit
Kavajë
Një shpërndarës heroine është arrestuar në Kavajë, ku është kapur duke shpërndarë këtë lëndë narkotike. Arrestimi i Ervin Kiptiut është kryer dy ditë më parë, në qendër të Kavajës. Burimet policore bënë të ditur se shërbimet e kanë kapur gjatë një kontrolli rutinë, pasi kanë dyshuar se ai merrej me shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, rreth orës 15:00 të së premtes, atij i është gjetur një gramë heroinë, që e kishte fshehur në xhepin e vogël të xhinsit. Menjëherë, ai është shoqëruar në polici dhe pas kryerjes së veprimeve është vendosur arrestimi i tij. Policia tha se ka informacione se ai merrej me shitje heroine tek disa përdorues të rinj.
#