E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyen instrumentet në shenj proteste

Bashkimi i dy orkestrave të mëdha gjermane - Orkestrës Radio-Simfonike të Gjermanisë Jugperëndimore dhe Orkestrës Radio-simfonike të Shtutgartit, që është pjesë e masave të kursimit, duket se ka provokuar shumë kompozitorin gjerman, Johannes Kreidler.

Gjatë një koncerti të paradokohshëm, ai mori në duar një violinë dhe një violonçel, të cilat i lidhi për telash dhe, përderisa publiku po mendonte që Kreidler po realizonte një paraqitje simbolike që ndërlidhej me bashkimin e dy orkestrave, ky i fundit filloi t’i thyente pamëshirshëm, madje edhe duke kërcyer mbi to. Pas këtij veprimi, Kreidler u përkul para publikut dhe u largua nga bina.

Sipas mediave,pjesë e publikut ishte edhe Peter Boudgoust, kryetar i shtëpisë mediale që është autorizuar për caktimin e buxheteve për orkestrat gjermane, e cila edhe solli vendimin kontrovers.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›