E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyhen gjatë natës xhamat e shkollës 9-vjeçare



MAT - Janë thyer brenda një nate pjesa më e madhe e xhamave të shkollës 9-vjeçare “31 korriku”, në qendër të qytetit të Burrelit. Agresorët kanë sulmuar kryesisht fasadën e pasme të shkollës, duke thyer gati të gjithë xhamat e shkollës ku mësojnë më shumë se 800 nxënës të lagjeve “Parizani” dhe “Pjetër Budi”. Para disa koh ësh, persona të paidentifikuar shkarravitën muret e shkollës, ndërkohë q ë dy net më parë kanë thyer xhamat e shkollës 9-vjeçare kryesore në këtë qytet. është e pamundur të mësosh kush janë dhunuesit e “tempullit të dijes”, nxënësit e kësaj shkolle, që kanë pasur probleme me stafin mësimor apo të tjerë persona të këtij qyteti. Deri para pak muajsh shkollat e qytetit të Burrelit ruheshin me roje, mirëpo në kuadrin e shkurtimit në fuqisë punëtore në sektorin e arsimit, u gjet e udhës që në vend të arsimtarëve të largoheshin rojet e të gjitha shkollave. Nuk është hera e parë që xhamat e shkollave të qytetit thyhen, por dëmi kësaj radhe është mjaft i madh. Bashkisë së Burrelit do t’i duhet të shpenzojë miliona lekë këtë vit për xhamat e thyer dhe lyerjen e mureve të shkarravitura keq. Ndërkohë, policia lokale është në kërkim të autorëve të kësaj ngjarjeje. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›