Presidenti i ri, Nano takon sot Mediun

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon turin e takimeve për të marrë mbështetjen e krerëve të partivë parlamentare si kandidat për postin e kreut të shtetit.
Në orën 13:30, ai do të takohet me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu ku do t`i paraqesë këtij të fundit edhe platformën e tij si kandidat për postin e presidentit të ri të vendit.
Vetë Mediu ditën e djeshme theksoi se do ta takoj Nanon pasi sipas tij dialogu politik, është mëse i domosdosshëm, sidomos për çështjet e interesit kombëtar. “Unë besoj një president që do të vijë si fryt i diskutimeve dhe debateve brenda forcave politike e një vendimarrje që qartësisht duhet të jetë kushtetuese mbas një fryme diskutimi konstruktiv" është shprehur dje Mediu pas mbledhjes në Komisionin e Ligjeve.
Më herët Nano është takuar me kreun e LSI-së Ilir Meta, kreun e PS-së Edi Rama, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule ku ky i fundit ka shprehur hapur mbështetjen ndaj kandidaturës së Fatos Nanos për postin e kreut të ri të shtetit