T'i japim fund dhunës ndaj grave
Në mars, Komisioni mbi Statusin e Grave, organi kryesor botëror i politikë bërjes i përkushtuar për të avancuar të drejtat e grave, arriti një marrëveshje historike mbi dhunën kundër grave. Kjo deklaratë largpamëse i angazhon shtetet anëtare për veprime që kurrë më parë nuk janë artikuluar në mënyrë kaq të qartë në dokumente ndërkombëtare, duke përfshirë situatat në zona konflikti dhe post-konflikti. Në prill, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një Traktat të ri për Tregtinë e Armëve, i cili u kërkon shteteve palë eksportuese të shqyrtojnë rrezikun e armëve të përdorura “për kryerjen ose lehtësimin e akteve të rënda të dhunës me bazë gjinore ose dhunës kundër grave”. Në të njëjtin muaj, Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Dhunën Seksuale në Konflikte përmendi dhe i deklaroi përgjegjës autorët e këtyre krimeve në raportin e saj vjetor për Këshillin e Sigurimit. Për më tepër, tetë kombet më të pasura të botës arritën një marrëveshje historike për të punuar së bashku për t’i dhënë fund dhunës seksuale në situata konflikti. Nën presidencën e Mbretërisë së Bashkuar, G8-ta ra dakord mbi gjashtë hapa kryesore për të adresuar pandëshkueshmërinë dhe premtuan mbi 35 milionë dollarë amerikanë për financime të reja. Ky shembull i zhvillimeve të politikave shkon paralelisht me kërkesat në rritje për avancimin e fuqizimit të grave dhe barazinë T'i japim fund dhunës ndaj grave karikaturë Sali Drakula u ka lënë një litar të madh socialistëve, që nëse nuk do e presin, ka për t’i mbytur. Duhet filluar nga Presidenti, sistemi i drejtësisë, rendi, etj.. Pamje lufte në Kanada ‘Treni ka lënë pas imazhe të një lufte’, kështu është shprehur kryeministri kanadez, Stephen Harper, raporton ‘CNN International’. Dje një tren mallrash që transportonte naftë doli nga shinat, dhe shpërtheu afër një qyteze në Kanada. Stuhia e zjarrit ka “gëlltitur” rreth 30 shtëpi në qendër të këtij vendbanimi, ndërsa rreth 40 persona janë në kërkim. Treni me 80 vagonë-cisterna, doli nga shinat në orët e para të së shtunës. Shërbimet e emergjencës që punuan gjatë orëve në vazhdim deklaruan se nuk mund të bënin të ditur nëse kishte pasur ose jo viktima. Nikolaj lexues/shekulli online koment gjinore dhe për t’i thënë jo dhunës kundër grave. Ky vit filloi me protesta masive në çdo qytet kryesor në Indi kundër një përdhunimi brutal në grup në Delhi, më vonë i përsëritur në revolta publike kundër sulmeve seksuale në Brazil, në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera. Nivele të tilla të mobilizimit botëror popullor në reagim të incidenteve individuale të dhunës kundër grave nuk janë parë më parë... Më shumë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave, në vende të pasura ose të varfra, përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre dhunohen nga partnerët e tyre. Rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit dhe arritjet e politikave të tjera të kohëve të fundit janë shenja përparimi. Nuk është rastësi që pjesa më e madhe e përparimeve të fundit në jurisprudencën ndërkombëtare për krimet e luftës kundër grave kanë ardhur nga vendosja e grave në krye të gjykatave ndërkombëtare, ose të prokurorive kryesore ndërkombëtare. Por, ligjet dhe masat e politikave nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar një grua të kërcënuar t’i shpëtojë një situate abuzimi dhe të fillojë një jetë të re - vetëm një barazi më e madhe ndërmjet sekseve do të kthejë baticën për parandalimin dhe dhënien fund të dhunës kundër grave dhe vajzave. Këto hapa pozitive duhet të ndërtohen nëpërmjet masave vendimtare nga qeveritë kombëtare.