E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiko ndeshjen pa problemunë po të tradhtoj ndërkohë

43 për qind e femrave mendojnë ta tradhtojnë partnerin gjatë ndeshjeve, nëse ai është një tifoz i futbollit. Duket se tashmë femrat kanë kaluar nga ankesat e tipit pse më lë vetëm e shkon të shohësh ndeshjen me shokët te hakmarrja konkrete.

Sipas sondazhit të kryer nga Ashleymadison.com, një faqe në internet që merret me tradhëtitë në çift, më shumë se 2 gra në 5 përfitojnë nga rasti për ta tradhtuar partnerin gjatë kohës që ky I fundit është zhytur në një ndeshje futbolli.

Një ndeshje fotbolli është rasti i artë i femrave, – thotë autori i sondazhit. Në këto raste, burrat janë shumë të përqendruar tek ndeshja dhe gratë nuk kanë nevojë  të shpikin justifikime për të dalë nga shtëpia në çfarëdo ore.

Sipas sondazhit, 67 për qind e femrave që nuk zgjedhin arratisjen kur partneri sheh ndeshjen kanë preferenca të tjera si shoping (21%), një kafe me shoqet (19 %) dhe një film në kinema (2%).

Ndërsa 15 % e femrave duket se janë edhe vetë tifoze. Ato nuk ndihen aspak të lëna pasdore, por e kuptojnë zgjedhjen e partnerit dhe e mbështesin atë.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›