E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifoz i Anglisë

Derisa shumë bashkëlojtarë të tij të skuadrës do të jenë të angazhuar në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010, mesfushori uellsian dhe legjenda e vërtetë e Manchester United, Ryan Giggs, do të shkojë në det me familjen për pushim të merituar.

Kjo megjithatë nuk do ta pengojë atë që ta ndjekë me kujdes se çka do të ndodhë në Botëror, ku do të bëjë tifo për vendin në të cilin e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

“Do të jem në pushime në atë periudhë, por do t’i ndjek të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe do ta përkrah Anglinë. Më pas, nga çerekfinalja e më tutje, do t’i shikoj të gjitha ndeshjet si të gjithë tifozët e botës”, tha Giggs.

Nëse bën tifo për Anglinë, kjo nuk do të thotë se veterani uellsian mendon se anglezët mund ta fitojnë Botërorin. Në prognozën e tij ka vlerësime tjera.

“E shoh Spanjën si favorit absolut. Në 45 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm një herë: është e pabesueshme. Përpos ‘Furie Rosse’, janë edhe katër skuadra të nivelit të lartë: Argjentina, Brazili, Gjermania e Anglia”, përfundoi Giggs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›