FIFA, dritë e gjelbër për 5 gjyqtarë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka dhënë dritën e gjelbër për angazhimin e pesë gjyqtarëve në fushë, por ka konfirmuar edhe një herë se eksperimenti nuk do të përdoret në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.
Bordi Ndërkombëtar i FIFA-s, i mbledhur në Zurich të Zvicrës, i ka dhënë OK të gjitha federatave që dëshirojnë t’i organizojnë garat e tyre me numër të zgjeruar të këmishëzinjve gjatë dy sezoneve të ardhshme. Norma nuk është e obliguar.
Federatat e interesuara duhet ta paraqesin kërkesën e tyre në FIFA dhe të angazhohen për ta organizuar kampionatin e tërësishëm me 5 gjyqtarë (për shembull, një federatë nuk mund të vendosë që t’i angazhojë pesë gjyqtarë vetëm në një finale të kupës së shtetit apo në xhiron e fundit, por gjatë gjithë sezonit).