E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tifozë na mbështesni, pa ju nuk fitojmë dot!”

 

Shqipërinë e pret një ndeshje kyçe më 28 mars, ku përballë do të ketë rivalen direkte për vendin e katërt në grup, Hungarinë. Skuadra e drejtuar nga Ervin Kumani është e vetmja që i ka shkaktuar humbje Shqipërisë (2-0) në Budapest gjatë këtij edicioni. Lorik Cana është i bindur se kuqezinjtë mund t’ia dalin mbanë, vetëm nëse do të kenë mbështetjen e tifozëve. “Pa tifozët dhe pa entuziazëm, jemi një skuadër e zakonshme dhe për të tjerët një kundërshtar aspak i frikshëm”, ka thënë mesfushori në deklaratën e djeshme para medias. “Hungaria është ndeshje shumë e rëndësishme. E tillë ishte dhe ajo me Maltën, ku ne llogarisnim 6 pikë nga këto dy takime. Gjithsesi, ajo iku. Kjo tani është ndoshta sfida më e rëndësishme, prandaj duhet impenjim maksimal. Besoj se rikthimi im dhe i Lalës është pozitiv për ekipin, por ka dhe lojtarë si Skela, që janë shumë të rëndësishëm”, tha Cana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›