E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët brazilianë kërkojnë rikthimin e Scolarit

Neymar shënoi nga penalltia në aksionin e fundit të takimit për fitoren e Brazilit 2-1 ndaj rivalit Argjentinës, në miqësoren e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Serra Dourada në Goiania.

Penalltia u akordua pas lojës me dorë nga mbrojtësi argjentinas Leandro Desabato. Por, as fitorja ndaj Gauçosëve nuk i mjaftoi selektorit të Brazilit, Mano Menezes, të kënaqë tifozët e Kombëtares, të cilët kishin kërkuar largimin e tij nga detyra pas humbjes në finale nga Meksika në Olimpiadën e Londrës.

Tifozët brazilianë bënë thirrje për rikthimin e ish selektorit të Brazilit, fitues të Kampionatit botëror 2002, Luis Felipe Scolari, strateg i lirë pas largimit më herët gjatë kësaj jave nga skuadra Palmeiras. Me gjithë presionin dhe pakënaqësinë e tifozëve, Menezes pas ndeshjes deklaroi se përkrahësit brazilianë vetëm ishin ankuar për nxjerrjen nga loja të sulmuesit të Sao Paulos, Lucas.

“Tifozët kanë preferencat e tyre, por unë mundohem të përmirësoj ekipin”, deklaroi Menezes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›