E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë Selami Osmani – Bezi

Futbolli gjilanas e ka pësuar një humbje të madhe. Kryetari historik i Dritës, Selami Osmani – Bezi ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

I ndjeri me klubin bardh e kaltër kishte fituar dy trofe – titullin dhe Kupën, andaj nga tifozët ‘Intelektualët’ është cilësuar si president historik i klubit, për të cilin Osmani nuk kishte kursyer asgjë nga vetja. Andaj, i ndjeri është njëri prej më meritorëve që Drita sot është njëra prej skuadrave më të respektuara në vend.

Ndërsa, në ndeshjen e fundit të Dritës ndaj Prishtinës tifozët gjilanas zbuluan një mbishkrim gjigant: ‘Vepra jote bën Dritë – Selami Osmani’. Varrimi i të ndjerit është bërë të enjten. Gazeta Express i shpreh ngushëllime familjes Osmani për humbjen e më të dashurit të saj, Dritës dhe ‘Intelektualëve’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›