E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ba mund të largohet në janar

Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, ka bërë të ditur se sulmuesi Demba Ba mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Pardew la sulmuesin jashtë formacionit bazë për ndeshjen kundër Evertonit të hënën, por ai realizoi dy herë pas inkuadrimit si rezervist në barazimin 2-2. Futbollisti spekulohet të jetë i pakënaqur në klub dhe Pardew ka pranuar se Ba mund të largohet në janar.

“Kam marrëdhënie të mira me futbollistin. Por, jam i dëshpëruar me disa komente që janë bërë nga ai dhe menaxheri i tij. Mund të ndodhë që ai të largohet në janar”, deklaroi Pardew për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›