E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni fitoi, Heynckes nuk kënaqet

Bayern Munich mposhti Valencian me rezultat 2-1 në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve, duke bërë nismë të mbarë me pikë të plota.

Por, trajneri Jupp Heynckes është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Në pjesën e parë e kemi udhëhequr lojën me qetësi sepse Valencia ishte organizuar mirë në mbrojtje. Por, nuk është dashur të pranojmë atë gol si dhe të humbim atë penallti. Duhet të jemi më të kujdesshëm, më syçelë deri në vërshëllimën e fundit”, deklaroi Heynckes. Sulmuesi Mario Mandzukic humbi penalltinë në minutën e 90-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›