Tifozët e Cityt, me Mancinin

Tifozët e Manchester Cityt kanë filluar një fushatë për të treguar përkrahjen e tyre ndaj menaxherit Roberto Mancini.
Ata kanë krijuar një peticion “Respekt për Roberto Mancinin” si dhe kanë organizuar një fushatë në Twitter duke kërkuar nga klubi të mbajë strategun italian edhe nëse City dështon të fitojë titullin në Premierligë.
Skuadra e Mancinit është aktualisht pesë pikë prapa liderit Manchester United. Por, përkrahësit e klubit nga Itihad Stadium besojnë se Mancini është trajneri i duhur për të udhëhequr ekipin.