E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet e përjashtuara për veshje të ndaluara

Botërori

Tifoze me veshje të ndaluara. Faji i veshjeve ekstravagante apo që dalin më shumë në pah të brendshmet? Sipas afrikanojugores “The Star”, një grup pre 36 tifozesh holandeze me veshje “orange” të një marke birre janë përjashtuar nga stadiumi “Soccer City” i Johanesburgut nga disa funksionarë të FIFA-s, gjatë ndeshjes Holandë-Danimarkë. Motivi, sipas gazetës afrikane, ishte në lidhje me faktin se marka në fjalë, me rezidencë në Holandë, është konkurrente e një prej sponsorëve të Federatës Ndërkombëtare. Gazeta publikon edhe dëshminë e njërës nga vajzat e grupit, sipas të cilave, pas ndërhyrjes së “stjuard”-ëve është mbajtur në një zyrë të FIFA-s bashkë me shoqet e saj, ku është marrë në pyetje nga policia për shumë orë para lënies së lirë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›