E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizë e Zelandës, Sllovakia barazim

Grupi F

Sllovakia pret vetëm fërshëllimën finale të gjyqtarit afrikanojugor Jerome Damon. Të gjithë mundohen që të mbrojnë fitoren 1-0 ndaj Zelandës së Re. Por në minutën e 93 vjen surpriza: Uinston Raid, që vjen nga shkolla daneze, por me gjak neozelandez, fut thjesht kokën për të marrë një barazim historik për djemtë e Riki Herbert, i cili vlen sa një botëror, sepse bëhet fjalë për pikën e parë të fituar nga “All Whites” të Kupës së Botës, pas debutimit të parë më 1982, vit në të cilin botërorin e fitoi Italia. Barazimi i vë në radhë me nga një pikë të gjithë në Grupin F, aty ku bën pjesë edhe Italia dhe Paraguai, të cilët mund të flenë të qetë, pasi dy ekipet që zbritën në fushë 24 orë pas tyre, nuk është se morën më shumë pikë se ata. Vitek shënoi një gol në minutën e 50 dhe bëri që të ëndërrojë Kombëtaren e Hamsik, por në minutën e 93 vjen barazimi i Reid. Tashmë lufta për vendin e parë në grup është e hapur, por Italia dhe Paraguai janë më të favorizuarat.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›