E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Fildishtë-Portugali, shumë lojë dhe asnjë gol

Grupi G Shtylla e Kristiano Ronaldos është rasti më i mirë i kësaj ndeshjeje

Shtylla e Kristiano Ronaldos dhe rikthimi në fushë i Didier Drogbasë, 10 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të frakturës në krahun e djathtë. Janë këto dy imazhet më të rëndësishme të 0-0 mes Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë, takimit të parë të Grupit G të botërorit. Sfida më tërheqëse e ditës, ajo që në letër duhet të përcaktonte rivalin më të ashpër të Brazilit në këtë grup, ka përfunduar pa një verdikt të qartë. Shumë dëshirë, por asnjë gol. Në krahasim me Robenin dhe Pirlon, Drogba e ka filluar ndeshjen si zëvendësues, me mendimin se mund të zbresë në fushë nga një moment në tjetrin. Ishte thënë që ylli i çelsit është një shembull i lojtarit të pazëvendësueshëm. Alternativat ofensive nuk i mungojnë trajnerit suedez Sven Goran Erikson, i cili në fillim prezantohet me treshen e sulmit Dindane-Gervinjo-Kalou. Ndërkohë që nuk kishte asnjë surprizë në 11-shen portugeze: siç ishte paralajmëruar në prag, përjashto Danin, që ka marrë vendin e Simaos, i cili qëndron në pankinë. Ndeshja ndizet shpejt: për këtë mendon Kristiano Ronaldo, i cili provon të shfrytëzojë trajektoret misterioze të topit të zgjedhur për botërorin. Jabulani apo nuk është Jubulani, fenomeni i Madeirës shpërthen me një të majtë të fuqishme, e cila nëse nuk do të ishte ndalur nga shtylla, do të kishte përfunduar në rrjetë. Ky është rasti më i mirë i pjesës së parë të mbushur me aksione, ndërsa nuk shihen më deri në fundin e 45 minutëshit. “Elefantët” reagojnë, gjuajnë disa herë portën kundërshtare dhe mbajnë një ritëm të lartë, por janë të kujdesshëm të mos rrezikojnë përballë kundërshtarit. Kombëtarja e Kueiroz nuk është se bën shumë: Deko nuk shkëlqen dhe kështu sfida është më shumë intensive se sa spektakolare. Pjesa e dytë nis me Bregun e Fildishtë, që krijon rrezik me Eduard dhe Gervinjon. Kuerioz provon të fitojë ndeshjen dhe hedh në fushë Simaon dhe Tiagon, por nuk merr shumë rezultat. Hyrja e Drogbasë në fushë i jep më shumë shtysë Bregut të Fildishtë. Fundi nuk dhuron emocione të veçanta, por dy skuadrat nuk tërhiqen deri në fund. Pas 90 minutave plus shtesën ndeshja mbyllet në një barazim që i lë të dyja skuadrat ambicioze për të synuar kualifikimin në grup.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›