E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrin Kupa e Botës, apriten reshje dëbore

Parashikimi

Kupa e Botës 2010 është edicioni i parë që zhvillohet në kontinentin afrikan. Prej ditës së sotme, ai rrezikon të bëhet edhe i pari që do të luhet në dëborë. Parashikimi meteorologjik flet për një rënie të ndjeshme të temperaturave, të cilat do të shoqërohen nga një rrymë ajri e ftohtë në lartësi mesatare dhe të larta, që mund të sjellin reshje dëbore. Në disa zona perëndimore, si për shembull në qytetet Vriburg dhe Betlehem, parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -6 gradë. Në Bloemfontein, një prej qyteteve ku zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2010, termometri mund të tregojë -3 gradë. Gjashtë prej 10 stadiumeve të aktivitetit ndodhen në mbi 1200 metra lartësi nga niveli i detit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›