Tifozët, protestë për lirimin e Laçit
Dhjetëra tifozë të Partizanit janë grumbulluar para prokurorisë për të protestuar në kërkim të lirimit të administratorit të klubit, Paro Laçi. Policia e kryeqytetit ka zyrtarizuar dje arsyet e arrestimit të tij: “Më datë 11 prill 2010, në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kavajës në qytetin e Durrësit, dyshohet se i ka hequr lirinë, kanosur dhe më pas duket se i ka qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, 31-vjeçarin Sokol Ishka”. Administratori i Partizanit vazhdon të mbetet në ambientet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Avokati i Laçit, Alfred Duka, pohon se për momentin situata mbetet e pandryshuar: “Shpresojmë shumë të arrijmë ndryshimin e masën e sigurimit me detyrim paraqitjeje, sepse për urdhër lirimi është vështirë”. Tifozë të shumtë kanë protestuar ndaj ndalimit të Laçit, por gjithsesi, lirimi i mundshëm pritet të bëhet të dielën ose të hënën.
#