E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 në Gërdec: Qeveria vrasëse e dyfishtë

TIRANË- Në 7 mujorin e tragjedisë së Gërdecit, dje përfaqësues të lëvizjes G99 vizituanfamilje që janë viktima të kësaj tragjedie. Kryetari i kësaj lëvizje, Erion Veliaj, u shprehse ka kaluar disa kohë nga ngjarja e Gërdecit, megjithatë,“shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Gërdecin, si një rast kur 11 institucione të shtetit shqiptar lanë në baltë mizorisht qytetarët“. “Ashtu sikundër në Romën e lashtë thuhej përherë “Kujtoni Kartagjenën!” ashtu dhe shqiptarët do të thonë “Mbani mend sa të jetë jeta Gërdecin!”- tha Veliaj. Gjatë vizitës së tij në Gërdec, Veliaj nuk la pa kritikuar edhe qeverinë Berisha për indiferentizmin e saj ndaj tragjedisë. ”Kjo qeveri po i dënon këta njerëz për së dyti” -shtoi Veliaj, duke pasur parasysh se asgjë nuk është zbardhur nga kjo tragjedi dhe askush nuk është ndëshkuar për të. Kritikat nuk u kursyen as për deputetin e zonës Astrit Patozin i cili edhe pse ka ardhur në pushtet falë votave të qytetarëve të Gërdecit, sipas G99-ës,nuk ka vizituar asnjëherë familjet e dëmtuara dhe ka harruar detyrimin që ai ka përpara këtyre qytetarëve për të kërkuar drejtësi në emër të tyre. Në fjalën e tij, Kryetari i G99-ës falenderoi shqiptarët për solidaritetin e treguar dhe që me paratë e tyre kërkuan të gjenden pranë këtij komuniteti, duke bërë thirrje që ky solidaritet të vazhdojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›