Vlorë, Kristina jep leksione për demokracinë
Zv.ambasadori amerikan Stiven Kristina ka referuar mbi diversitetin kulturor në Shtetet e Bashkuara, politikat dhe sistemin zgjedhor. Numri dy i ambasadës amerikane në Shqipëri, gjatë një seminari të zhvilluar në universitetin e Vlorës ka sjellë përvoja amerikane mbi probleme të ndryshme, emigracionin, pranimin e grupeve në Shqipëri, zhvillimin e konceptit të identitetit dhe çështje të kësaj natyre. Duke bërë krahasimin e dy përvojave, asaj amerikane dhe evropiane, njohës i mirë i kësaj të fundit, Kristina tha se “ka shumë për të bërë për të arritur një sistem efikas zgjedhor”. Duke pasur si pikëmbështetje sistemin amerikan, ai ka theksuar domosdoshmërinë që votuesi të jetë sa më afër çdo çështjeje dhe esenciale, sipas tij, ishte krijimi i drejtuesit politik.