E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Bank 15 vite prezencë në Shqipëri

Këtë muaj Tirana Bank feston 15 vite të prezencës së saj në Shqipëri. Këto kanë qenë vite përkushtimi, përmirësimi të shërbimeve tona, strategji për të ardhmen, zgjidhje dhe mbështetje për ekonominë shqiptare, bizneset dhe individët. Tirana Bank, anëtare e Piraeus Bank Group, nisi të operonte në Shqipëri në shtator të vitit 1996, si institucioni i parë bankar me kapital privat me licencën e një banke universale. Sot kemi një pozicion të fortë e të rëndësishëm në tregun vendas. Gjatë dy viteve të fundit Tirana Bank ka rritur numrin e degëve të saj, pavarësisht klimës së vështirë ekonomike ndërkombëtare. Sot, kjo bankë është një ndër punëdhënëset më të mëdha në Shqipëri dhe renditet e treta në vend për nga gjerësia e rrjetit të degëve (56 degë); me synimin për të përmbushur kërkesat në zhvillim të klientëve të saj, duke shkuar sa më pranë tyre, pranë shtëpive dhe vendeve ku punojnë. Tirana Bank ofron një gamë të gjerë produktesh gjithnjë në rritje, të cilat janë përshtatur mbi nevojat e tregut vendas, bizneseve dhe individëve, e në të njëjtën kohë duke synuar të sjellë një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve. Kompanitë Shqiptare kanë gjetur te Tirana Bank një partner të besueshëm që i asiston dhe mbështet ata në bizneset e tyre. Një nga bindjet më të mëdha të Tirana Bank është fakti se zhvillimi i mëtejshëm i aktiviteteve të saj do të jetë optimal nëse arrihet në një ambient social të shëndetshëm. Me dëshirën për të operuar në harmoni të plotë me shoqërinë, banka bashkëpunon me bashki të ndryshme të vendit me projekte që synojnë përmirësimin e ambientit natyror të qyteteve tona, ofron mbështetje tangibël për viktimat e fatkeqësive natyrore në vend dhe ka organizuar dhurime vullnetare gjaku përgjatë tre viteve të fundit, në mbështetje të Kryqit të Kuq Shqiptar. Për më tepër, banka është e angazhuar edhe në promovimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive në vend. Tirana Bank është krenare të festojë së bashku me klientët e saj 15-vjetorin e krijimit, dhe i falenderon ata për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë këtyre viteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›