E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers “kokë më kokë” me Topallin

 

Për dy ditë më radhë, ambasadori amerikan Xhon Uidhers po zhvillon takime intensive me drejtuesit kryesor të shtetit shqiptar, për të zgjidhur dhe këtë krizë të re të shfaqur në politikën shqiptare. Ambasadori i SHBA-së, Uidhers pas takimeve me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha, u takua dje pasdite me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Votimi i parashikuar këtë të hënë për ligjin "Për pastërtinë e figurave" dhe bojkoti i shpallur nga opozita ka angazhuar diplomatin amerikan të zhvillojë takim edhe me kryeparlamentaren për t'i bërë të qartë qëndrim e SHBA-së për këtë përplasje më të fundit në arenën politike shqiptare për ligjin e dosjeve. Takimin me Uidhers, Topalli e ka zhvilluar në zyrën e saj në 18:00 dhe ka zgjatur për më shumë se 45 minuta. Pas takimit, as Topalli dhe as Uidhers nuk kanë preferuar që të japin komente mbi takimin e zhvilluar. Gjithashtu pjesë e diskutimit ndërmjet tyre është fokusuar dhe mbi çështjen e dekretit të presidentit për kthimin e ligjit të Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste ka shpallur bojkotin nga punimet parlamentare, duke vënë si kusht miratimin sa më të shpejtë të dekretit të presidentit. Ambasadori Uidhers për dy ditë më radhë ka zhvilluar takime me Kryeministrin Sali Berisha. Të martën ambasadori Ëithers e cilësoi antikushtetues ligjin dhe kërkoi shtyrjen e votimit për t'i lënë kohë konsultës ndërkombëtare. Diplomatët kanë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga votimi i projektligjit për hapjen e Dosjeve. Ndërsa nga ana e maxhorancës nuk ka ende një vendim përfundimtar për këtë çështje, nëse do të tërhiqet për të arritur një konsensus me opozitën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›