Balotelli meriton shuplaka

Menaxheri i Swindon Town, Paolo di Canio ka kritikuar paraqitjen e Mario Balotellit për Italinë në Euro 2012 duke thënë se ai ka nevojë për “shuplaka dhe jo ledhatime”.
Balotelli shënoi tre gola për Azzurrët që arritën deri në finale por u mposhtën 4-0 nga Spanja. Di Canios nuk i ka pëlqyer loja dhe sjellja e Balotellit.
“Balotelli është vetjak. Ai meriton shuplaka. Kundër Gjermanisë ai bëri disa gjëra të mira por në përgjithësi është vetjak dhe luan vetëm për vete, nuk mendon për ekipin”, deklaroi Di Canio për BBC Sport.