E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rangers përjashtohet nga Premierliga skoceze

Glasgow Rangers është përjashtuar nga Premierliga skoceze për shkak të gjendjes së vështirë financiare, kanë njoftuar mediet britanike.

Gjiganti nga Ibrox Stadium nuk do ta marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të garave elitare të futbollit skocez.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Carles Green ka thënë se “jemi thellë të dëshpëruar” me rezultatin e votimit kundër pranimit të ofertës për shitjen e klubit dhe paralajmëroi se do të aplikojnë për pjesëmarrje në Scottish Football League, që përbëhet nga tre divizione.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›