E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva injoron Realin

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka refuzuar spekulimet rreth interesimit nga Real Madridi për shërbimet e tij.

Mediet spanjolle raportojnë se trajneri i gjigantit madrilen, Jose Mourinho është duke monitoruar 26 vjeçarin, i cili iu bashkua Cityt nga Valencia më 2010. Por, Silva ka insistuar se nuk ka kontaktuar me kampionin e La Ligës.

“Sapo kam filluar pushimin dhe nuk mendoj për asgjë tjetër”, deklaroi ai për Canarias Radio. Silva ishte titullar në secilën prej gjashtë ndeshjeve të Spanjës në fushatën triumfuese në Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›