Tirana-Vllaznia, duelet e mëdhaTirana-Vllaznia të shtunën do të vërë përballë jo vetëm dy skuadrat që kanë kryesuar kampionatin që nga starti i tij kur ishin po këto dy skuadra që u përballën me njëra tjetrën në javën e parë në “Loro Boriçi”, p

Nuk ka më të bukur. Nuk ka sfidë më tërheqëse. Një duel që zgjat 33 javë. I nisur në “Loro Boriçi” me një Vllaznia-Tirana në javën e parë të kampionatit. E duke u përfunduar në “Qemal Stafa”, me një Tirana-Vllaznia në javën e fundit të sezonit. Barazim pa gola në të parën. Por nëse do të ndodhë sërish kështu atëherë titulli shkon në shtëpinë bardheblu e jo kuqeblu. Tirana-Vllaznia të shtunën do të vërë përballë jo vetëm dy skuadrat që kanë kryesuar kampionatin që nga starti i tij kur ishin po këto dy skuadra që u përballën me njëra tjetrën në javën e parë në “Loro Boriçi”, por dhe duele te medha brenda super-duelit
PORTIERËT
Përballë njëri-tjetrit edhe pse në distancë janë dy portierët veteranë të kampionatit, Blendi Nallbani i Tiranës e Armir Grima i Vllaznisë. Nallbani ka fituar 7 tituj kampionë, Grima, asnjë titull.
MBROJTJA E TIRANËS – SULMI I VLLAZNISË
Dyshja qëndrore e mbrojtjes së Tiranës, Toni Pezo - Rezat Dabulla do të ketë përballë sulmuesit e njohur të Vllaznisë, Vioresin Sinani-Xhevair Sukaj, këta të fundit së bashku 24 gola në kampionat.
MBROJTJA E VLLAZNISË – SULMI I TIRANËS
Dy mbrojtësit e Vllaznisë, Elvin Beqiri e kroati Marko Bashiç do t’u duhet të ndalin dyshen sulmuese më të rrezikshme të kampiontit shqiptr, Migen Memellin (21 gola) e Daniel Xhafën (10 gola).
PËRBALLJET NGA KRAHËT
Mbrojtësit e Tiranës, Andi Lila e nigeriani Abraham i duhet të ndalin Ndriçim Shtubinën e ganezin Xhejms Boadun dhe në të dyja krahët priten duele të forta siç dhe ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme mes dy ekipeve. Gjerjgi Muzaka është përballë Suad Licit, ndërsa Ansi Agolli do të ketë punë me Dritan Smajlin.
QËNDRA E MESFUSHËS
Qëndra e mesfushës është një tjetër repart mjaft i rëndësishëm. Bledar Devolli e Devi Muka, të dy të Tiranës, do të kenë përballë Ilir Nallbanin e Paulin Dhëmbin të rikthyer nga dëmtimi.
E Premte, 22 Maj 2009