E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu: Do t'ia largoj traumat Elbasanit

Trajneri i ri i Elbasanit, Ramadan Shehu ka nisur punen ne drejtimin e ekipit dhe shprehet optimist, se ecuria e metejshme do te jete pozitive. "E vertetat eshte se Elbasani pas rezultateve negative, ne pjesen e pare te ketij sezoni ka pesuar disa trauma. Ne do te perpiqemi qe t'i largojme ato, sepse per kaq pak jave sa kane mbetur, nuk mund te pretendojme me shume", - shprehet Ramadan Shehu. Pas largimit te Faruk Sejdinit nga posti i trajnerit, ekipin e Elbasanit e drejtoi ne humbjen 3-0 me Tiranen trajneri Ilirjan Filja. Brenda javes Elbasani vendosi qe te afroje nje emer tjeter, pikerisht trajnerin e njohur Ramdan Shehun, qe ka drejtuar edhe me pare ekipe te ndryshme te Kategorise Superiore. Pervec Elbasanit, Shehu drejton edhe ekipin e moshave te reja ne FSHF dhe do te jete kesisoj i dypunesuar, te pakten deri ne mbylljen e kampionatit te sivjetshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›