E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali tejkalon Leedsin

Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të FA Cup pasi mposhti Leeds United me rezultat 3-1 në transfertë.

Një aksion fenomenal të nisur nga Marouane Chamakh dhe Andrei Arshavin e sheh këtë të fundit duke rikthyer pasimin rastësisht te Samir Nasri, të cilit i vjen topi si me "dorë" për të finalizuar bukur për 1-0 (5’).

Startin e mirë të Arsenalit e kompletoi Bacary Sagna i cili pas 35 minutash lojë realizoi për 2-0, para se në ndeshje Leedsin ta kthente Bradley Johnson (37’).

Mirëpo në pjesën e dytë sigurimin Arsenalit ia siguroi Robin Van Persie me ndihmën e Nicklas Bendtner (76’) për 3-1 dhe fitoren e madhe.

Me këtë fitore Arsenali gjendet në çerekfinale të FA Cup, duke heshtur kështu kritikët të cilët parashikuan eliminim të Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›