Tirana, dy orë kufizime të energjisë elektrike
08/01/2009 Për tre javë
Dy orë në ditë, nga ora 18:00 deri në 20:00 në Tiranë dhe disa qytete të tjera do të ketë kufizime të energjisë. Shkak janë bërë dëmtimet që ka pësuar rrjeti elektrik dhe linjat e transmetimit, si pasojë e motit të keq. Vetë drejtori i përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ymer Balla, deklaroi dje se Tirana dhe disa qytete do të përballen me kufizime. Defekt të rëndë, sipas tij, ka pësuar linja Lezhë-Vau i Dejës, ku janë dëmtuar nëntë shtylla. Por riparimi i saj do të kërkojë deri në 3 javë kohë. "Nga mosfunksionimi i linjës, pasojat u reflektuan nga qyteti i Tiranës, Laçit dhe deri në Lezhë. Meqenëse linja e Shkodrës është stakuar, e gjithë zona veriore furnizohet nga nënstacioni 220 kV i Tiranës. Për këtë arsye mbrëmjen e djeshme ka pasur mbingarkesë në nënstacioni i Tiranës dhe jemi detyruar të bëjmë kufizime të vogla në furnizimin me energji në kryeqytet, Laç dhe Lezhë", tha Balla. Kufizimet do të jenë kryesisht gjatë orëve të pikut. "Janë porositur grupet e drejtimit që të mos bëjnë manovrim me skemën, në mënyrë që hidrocentrali i Shkopetit të furnizojë me energji veriun, çka do të bëjë që kufizimet e energjisë në Tiranë të jenë mjaft të vogla. Nëse kjo nuk arrihet, kufizimet në kryeqytet do të jenë shumë të vogla, kryesisht në orët e pikut 18:00-20:00. Duke i alternuar në të gjithë qytetin, besoj se do të jenë të pandjeshme për qytetarët e Tiranës”, theksoi Balla. Vetëm linja e transmetimit Lezhë-Vau i Dejës nuk është riparuar ende. Për të evituar dëmtimet e mëtejshme, OST-ja vendosi kufizime të pjesshme të energjisë në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, si dhe në jug të Shqipërisë. "Dëmtime pati dhe në linjat 110 kV kryesisht në zonat verilindore të vendit, ku si pasojë, mbeti pa energji elektrike qyteti i Lezhës. OST organizoi brigadat e riparimit të avarive, që konstatuan në terren këputjen në përcjellësin në linjën Laç-Vau i Dejës, çka shkaktoi ndërprerjen e energjisë për 10 orë", tha Balla. Aktualisht, brigadat e riparimit janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast defektesh në linjat e transmetimit dhe rrjetin elektrik