E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e punonjëses, Oketa lë detyra të rrepta për sigurinë

08/01/2009  Poliçan, ministri i Mbrojtjes dhe kreu i LSI-së vizitë në familjen e Suzana Kapxhiut

POLIÇAN – Ndryshe nga ditët e tjera, dje qyteti i Poliçanit ka qenë thuajse i gjithi i mbledhur pranë pallatit ku dhe pritet që të bëhet ceremonia mortore e 45-vjeçares Suzana Kapxhiu e vrarë në orët e para të mëngjesit të 48 orëve më parë nga shpërthimi i një djegore në ambientet e punës në ish-uzinën e armëve dhe të municioneve. Ndonëse ishin në mort shumë prej punëtorëve të vjetër të uzinës janë shprehur se fajin e shpërthimit e kanë pasur punëtorët e pakualifikuar ndonëse kanë punuar në uzinë prej dhjetëra vjetësh. Gjatë të gjitha proceseve të punës është dashur që siguria teknike duhet të zbatohet me rreptësi jo vetëm nga punëtorët, por edhe nga dega tekniko inxhiniere e ndërmarrjes që në këtë rast nëse nuk e ka neglizhuar ka qenë e pavëmendshme. Por që kjo pa kujdesi i kushtoj jetën një nëne me dy fëmijë në një kohë që 4 muaj më parë kjo familje ka humbur edhe kryefamiljarin. Dje për ngushëllim në familjen Kapxhiu ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. Fillimisht kryeushtaraku shqiptar ka zhvilluar një takim në ambientet e drejtorisë dhe më pas ka parë nga afër vendin ku dhe ndodhi shpërthimi. Gjatë takimit Oketa ka thënë se duhet të merren masa urgjente të sigurisë teknike të rrepta për punëtorët si dhe duhet të bëhet një analizë e thellë dhe e hollësishme për ngjarjen e ndodhur si dhe të dalin përgjegjësit për ngjarjen. Nga ana tjetër Oketa u ka pohuar drejtuesve të uzinës që ta marrin masa të rrepta sigurie dhe të krijojnë kushte për të filluar demontimi i armëve sa më shpejt. Poliçani ka qindra specialistë ndaj dhe duhet të zgjidhen ë të mirët për të kryer këtë proces pune të ndërlikuar. Më pas Oketa ka shkuar në familjen Kapxhiu ku dhe ka bërë ngushëllimin e rastit. Po në familje ministri i Mbrojtjes ka premtuar se dikasteri që ai drejton do të japë ndihmë të mjaftueshme për dy fëmijët e kësaj familjeje tashmë të ngelur jetim nga një fatkeqësi.

Gjithashtu vizitë në familjen Kapxhiu ka bërë dhe deputeti i zonës kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka thënë se duhet të përçohet masa e sigurisë në punë për objekte të tilla kaq të rëndësishme dhe kaq delikate dhe të rrezikshme për jetën e punëtorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›