“Tirana e milionave, por në fushë paratë s’vlejnë”
Sot është dita e madhe e derbit, ndërsa te Partizani janë më të bindur se kurrë se do të jenë në një nivel kur të përballen me Tiranën.
Bardheblutë, të cilët vijnë pas një merkatoje të fuqishme, ku janë shpenzuar shumë para, kanë marrë tashmë nofkën “ekipi i milionave” për shifrat që janë paguar për të blerë lojtarët dhe për pagat e majme. Gjithsesi, ky fakt duket se nuk i bën përshtypje të kuqve dhe këtë e konfirmon me plot gojën edhe kapiteni Orges Shehi. “Ekipi milionerësh? Ok, Tirana mund të quhen e tillë, pasi shifrat e shpenzuar prej tyre mund të jenë të mëdha për futbollin shqiptar. mirëpo, ju siguroj se në fushën e lojës jemi mëse të barabartë. Aty nuk vlejnë paratë, por impenjimi dhe grinta që lojtarët vënë në fushën e lojës. Ne nuk kemi komplekse në këtë drejtim dhe ky faktor nuk do të ndikojë”, - thotë portieri i të kuqve. Partizani vjen në këtë përballje me shumë ndryshime nga dy javët e para të kampionatit pas afrimit të tre brazilianëve Kastelani, Bruno e Roma, si edhe rikuperimit të plotë të talentit Elis Bakaj. “Sigurisht, që vijmë në këtë sfidë më të përforcuar. Ardhja e tre brazilianëve dhe rikthimi nga dëmtimi i Elis Bakajn, do të rrisë ndjeshëm cilësinë e lojës sonë dhe do të jemi të denjë për të luftuar për titullin kampion”, - vijon kapiteni i Partizanit. Supersfida ka 14 ditë që po përgatitet me të gjitha detajet nga të dyja kampet. Te Partizani nuk ekziston asnjë frikë. Të kuqtë në versionin “samba” kanë vetëm një synim. Të fitojnë me Tiranën. “Jemi gati për këtë ndeshje më shumë se kurrë, presidenti Xhani na ka qëndruar pranë dhe ndjejmë një besim shumë të madh. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe mendoj se i kemi të gjitha shanset për të fituar”, përfundoi kapiteni i të kuqve.
Sulmuesit
Të fundit që kanë shënuar në derbin e 131-të nga Partizani kanë qenë Paulin Dhembi (tashmë te Vllaznia) si edhe Elis Bakaj, ndërsa nga Tirana, Daniel Xhafaj (Klod Duro humbi penallti). Bakaj nuk e fsheh faktin se kërkon të përsëritet: “Unë do të doja ta përsërisnim një gjë të tillë, por këtë vit më duket shumë vështirë. Megjithatë do ta provojmë. E pranoj që nuk jemi favoritë, por ndonjëherë duke mos nisur kështu ke mundësi të bësh surpriza”.