Tirana fiton Kupen e Federates ne volejboll per femra
E diela ishte ditë finalesh për sportet e rrjetës dhe të koshit dhe një e tillë u luajt në sallën “Farie Hoti” të kryeqytetit shqiptar, me Tiranën që fitoi Kupën e Federatës në volejboll për femra. Vajzat bardheblu mundën 3-0 Dritën e Gjilanit, në një turne që u mendua dhe u zhvillua si mbarëkombëtar.
Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi fituan me lehtësi setet me rezultatin 25-17, 25-21 e 25-17, duke mos i lënë shumë shanse vajzave kosovare.
Kjo kupë tregoi një ndryshim raportesh në krahasim me sezonin e kaluar, pasi Tirana u shpall nënkampione e vendit, ndërsa Minatori i Rrëshenit që doli kampion zuri vetëm vendin e katërt. Vendin e tretë e zuri Teuta e Durrësit pasi mundi pikërisht skuadrën mirditore me rezultatin 3-1.
Kupa e Federatës ishte aktiviteti i parë për sezonin e ri dhe besohet se skuadra bardheblu do të jetë pretendente kryesore për të rifituar titullin kampion. Pas finales, kapitenia e Tiranës, Iva Xhixha, foli shkurt për fitoren.