Barcelona pas Cahillit

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 16:29
Barcelona është duke përgatitur ofertë prej 5 milionë funtesh për transferimin e qendërmbrojtësit të Bolton Wanderers Gary Cahill gjatë afatit kalimtar të janarit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet angleze të hënën pasi 25 vjeçari mund të bëhet futbollisti i lirë në verën e vitit të ardhshëm andaj Bolton duhet të vendos për shitjen e tij në janar ose duhet të ballafaqohet me largimin e tij për asgjë.
Reprezentuesi anglez gjatë verës spekulohej me transferim në Tottenham, Manchester City dhe Arsenal por Bolton kërkonte 17 milionë funte për shërbimet e tij.